Arjan Aliços u qëllua me breshëri plumbash në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Ndërsa policia gjeti në vendngjarje 50 gëzhoja plumbash. Nga të shtënat me armë nuk pati persona të lënduar, ndersa në banesë kanë qenë bashkëshortja e Aliços, i njohur si anëtar i bandës së Aldo Bares dhe vajza 26-vjeçare.
Ndërsa bashkëshortja ka rrëfyer në polici tmerrin që ka përjetuar në ato momente. Teksa është pyetur nga efektivë Alma Aliço ka rrëfyer se në ato momente ka qenë e tmerruar dhe se nuk ka arritur të shohë asnjë nga autorët.
Sipas “Panorama” ajo shpjegon se rreth 30 minuta pasi ka fikur dritat e shtëpisë rreth orës 02:30 ka dëgjuar të shtënat.
Më tej bashkëshortja e Aliços u ka thënë efektivëve se ka frikë për jetën e saj dhe të vajzës pasi dyshon se autorët po e vëzhgojnë vazhdimisht.
“Mendova se ishin fishekzjarrë, por më pas një plumb u fut në dritaren time. Policia të bëjë diçka se jam me zëmër” është shprehur ajo.
Kush është Arjan Aliço?
Aliço është dënuar më parë për vrasje, e më pas një për një plagosje me thikë. Ai e ka qëlluar 10 herë me thikë në bashkëpunim me të birin një 36-vjeçar nga Karbunara e Madhe në janar të 2016-ës.
Shkak janë bërë debatet pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër në një lokal në Lushnjë, ku ata nuk kanë pasur dakordësi sa i përket debutimit në fushë të lojtarëve.