Thursday, January 2, 2025
Home Politikë Maxhoranca voton pro negociatave për aeroportin e Vlorës, Berisha: Eshtë aeroporti i...

Maxhoranca voton pro negociatave për aeroportin e Vlorës, Berisha: Eshtë aeroporti i Habilajve

0
784

Me 74 vota pro të maxhorancës Kuvendi miratoi fillimin e negociatave për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Votimi u krye ndërsa foltorja e Kuvendit ishte e bllokuar nga  deputetët e opozitës të cilët thërrisnin: Hajdutë! Kriminelë!

Ndërkohë në një prononcim për median jashtë Kuvendit Berisha e  quajti ‘aeroporti i Habilajve” aeroportin e Vlorës.

“Kështu po e quaj për shkak se po bëhet me një cmim absolutisht 5-6 herë më të madh se aeroporti i Kukësit. Cdo vlonjat dhe vlonjate, cdo shqiptar dhe shqiptare duhet ta dijë se cfarë është mbi 20 milionë shkon në xhepat e Edi Ramës dhe individëve të tjerë që nuk kanë asnjë lidhje me Vlorën e Shqipërinë, por vetëm me luksin e pasuritë e tyre të krimit.”

Sa i takon ekstradimit të Nezar Seitaj Berisha tha: E bën këtë akt të paprecedentë sepse janë të ngërthyer në një skandal të paprecedentë. Edi Rama, në shkelje të kushtetutës dhe cdo ligji ka përzënë dhe ekstraduar personin kyc të bandës së Habilajve me urdhër të Saimir Tahirit  vetëm dy ditë pasi ai kishte shprehur vullnetin për tu bërë dëshmitar i penduar dhe i mbrojtur i drejtësisë. 

Mjaftoi ky prononcim i tij, mjaftoi ky lajm që ai të përzihej me lecka dhe të mbeteshin gjysma e rrobave të trupit në qeli. Duke shkelur kushtetutën, sipas saj, ndërprerjen e hetimeve mund ta bëjë vetëm prokurori, asksuh tjetër. As presidenti i republikës nuk bën dot ndërprerje hetimi. Me këtë akt, mendoj se do ti shpëtojnë, nuk e dinë se po ngjallin një urrejtje dhe zemërim masiv tek shqiptarët. Përjashtoj kreun e grupit parlamentar në mënyrë që të kalojë hajdutërisht dhe të zhduket nga parlamenti sepse ka bërë aktin më të rëndë në antikombëtar në historinë 105 vjecare të këtij vendi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here