Detaje të reja për “killerin” e Devi Kasmit, pas kontrollit iu gjet edhe fotoja e një femre…

0
1306

 

Dalin në dritë të tjera detaje lidhur me vrasësin e Devi Kasmit më 29 janar në Tiranë, shtetasin grek Eftimiu Eftimiu.

Ditën e sotme është zbardhur proces-verbali i Prokurorisë lidhur me mjetet që i sekuestruan pas arrestimit.

Sipas këtij dokumenti, vrasësit grek iu gjetën 365 mijë lekë të reja dhe 2 mijë euro. Po ashtu, gjatë kontrollit iu gjet edhe një patentë me emrin e tij, një dokument në gjuhën greke me foton e një femre, etj.

Ndërkohë, gjatë dëshmisë së tij në polici, killeri grek nuk ka dhënë shumë shpjegime dhe ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e Devi Kasmit.

Ai ka deklaruar se në Shqipëri ka ardhur për arsye turistike. Ndërkohë, policia konfirmon se greku ka hyrë në Shqipër para dy muajsh dhe një javë para se të ekzekutohej Devi Kasmi është parë duke lëvizur rreth palestrës së viktimës.

27783444_1574615632606856_1411363941_n.png

 

27720830_1574616492606770_1430722188_n.png

 

27661812_1574616515940101_1071425105_n.png

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here