Nuk janë vetëm meshkujt ata që do të votojnë sot në asamblenë e përgjithshme të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Në aktivitet ka mbërritur edhe Voltana Ademi, kryetare e Bashkisë së Shkodrës, njëkohësisht president e Vllaznisë. Takimi I parë I presidentes së Vllaznisë ka qenë me presidentin e Kamzës Naim Qarri.Bëhet fjalë për një takim shumë miqësor mes tyre. Kujtojmë që sot në hotel Adriatik në Durrës, zhvillohen zgjedhjet për presidentin e ri të FSHF. Dy kandidaturat kryesore janë të Armando Dukës, presidentit actual dhe Bashkim Finos, deputetit të PS.