Dhimbja e qafës është një problem shumë i përhapur dhe çdo njeri e ka përjetuar të paktën njëherë në jetë. Ajo përfshin qafën, shpatullat,
por edhe krahët. Dhimbja mund të jetë e lehtë ose mund të krahasohet me një shok elektrik në krahë. Simptomat e tjera, si mpirja ose
dobësimi i muskujve në krahë, mund t’ju ndihmojnë në identifikimin e shkaktarëve të dhimbjes së qafës.
Shkaqet
Disa nga shkaktarët e dhimbjes së qafës:
Mbajtja e çantave të rënda
Distonia Cervikale
Spondiloza Cervikale
Mbajtja e telefonit mes qafës dhe shpatullës
Stresi emocional
Fibromialgjia
Hernia diskale
Meningjiti
Tendosja e muskujve
Osteoartriti
Qëndrimi i gabuar
Artriti reumatoid
E fjetura me bark ose me shumë apo pak jastëk
Stenoza spinale
Dhimbja e kokës nga tensioni
Sindroma e përkohshme mandibululare
Tronditje nga dëmtimet
Dëmtimi i qafës
Kur duhet të konsultoheni me mjekun
Zakonisht, dhimbja e qafës e shkaktuar nga tendosja e muskujve largohet vetë pas disa ditësh. Për dhimbjet të cilat vazhdojnë për disa javë,
mënyra më e efikase për t’i trajtuar është masazhimi ose terapia fizike raporton Shendeti.
Akull ose ngrohtësi. Aplikoni akull (të mbuluar nga një kompresë) ose një qese me bizele të ngrira, në qafë për 15 minuta 3 herë ose më shumë gjatë ditës. Ose mund të bëni një dush me ujë të ngrohtë për të qetësuar muskujt.
Tendosja. Shtriqni lehtë muskujt e qafës duke kthyer qafën majtas- djathtas, poshtë-lartë.
Masazh. Masazhimi i qafës ndihmon në qetësimin e muskujve.
Qëndrim i rregullt. Praktikoni qëndrimin e mirë, sidomos para kompjuterit. Mbani të mbështetur kurrizin dhe sigurohuni që monitori i
kompjuterit të jetë në nivelin e syrit.
Planifikoni një vizitë me mjekun
Konsultohuni me mjekun nëse keni dhimbje të qafës që:
Përkeqësohet pavarësisht kujdesit
Vazhdon edhe pas disa javë përkujdesjeje
Dhimbja kalon në krah ose këmbë
Shoqërohet nga dhimbja e kokës, mpirje ose ndjesi shpimi
Kërkoni menjëherë kujdes mjekësor
Telefononi ambulancën ose kërkoni t’ju shoqërojë dikush në urgjencë nëse keni dhimbje të forta qafe të shoqëruar me:
Lëndim traumatik. Për shembull, aksident me makinë, aksident gjatë zhytjes ose rrëzim.
Dobësim të muskujve. Dobësimi i muskujve të këmbëve, krahëve ose vështirësi në ecje mund të jetë shenjë e një problemi më serioz.
Temperaturë e lartë. Nëse keni dhimbje të qafës dhe temperaturë, atëherë ju mund të keni meningjit, një infeksion i membranës e cila
mbulon shtyllën kurrizore dhe trurin.