Thursday, December 26, 2024
Home Aktualitet Shkodër, debat mes kryetares Ademi dhe kreut të Emergjencave Prençi për situatën...

Shkodër, debat mes kryetares Ademi dhe kreut të Emergjencave Prençi për situatën në vend…

0
815

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi dhe drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi debatuan ashpër dhe me tone të larta në mbledhjen e Shtabit Vendor, në lidhje me përmbytjet në këtë qark. Prençi e kundërshtoi apelin e kryebashkiakes duke thënë se situata nuk plotëson kushtet e mergjencës.

Shemsi Prençi: “Nuk kemi të izoluar asnjë qendër të njësisë së qeverisjes vendore. Nuk kemi prezencë uji në asnjë banesë në territorin e përmbytur sipas hartës. Ne kemi 200 familje në Obot me prezencë uji, ku të gjithë ne e dimë se Oboti është zonë e planifikuar të përmbytet.”

Prençi si anëtar i Komisionit të Menaxhimit të Kaskadës së  Drinit, garantoi se kjo e fundit është duke u mbajtur në monitorim të vazhdueshëm dhe shkarkimet ishin të pashmangshme në këto kuota, përsa kohë që prurjet u rritën ndjeshëm.

Shemsi Prençi:  “Ka patur ditë që prurjet në Fierzë kanë qenë 1600 mᶟ”

Qëndrim të kundërt mbajti kryetarja e bashkisë, Voltana Ademi pas debateve rreth ndihmës që bashkia u ka dhënë këtyre banorëve si dhe për mungesën e planit të menaxhimit të përmbytjeve.

Të pranishëm në mbledhje ishin edhe deputetët demokratë të qarkut, ku Romeo Gurakuqi përveçse kërkoi gjendje emergjence për anën e malit dhe Dajçin, akuzoi dhe KESH-in për babëzi menaxhuese të situatës.

Romeo Gurakuqi: Situata është për shkak të keqmenaxhimit dhe babëzisë së KESH”

Në fund të mbledhjes që zgjati 2 orë e 30 minuta, u ra dakord që, përmes një shkrese të përbashkët, t’i kërkohet Ministrisë së Mbrojtjes shpallja e gjendjes së emergjencës për këto zona

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here