Policia e Shkodrës ka arrestuar 2 të rinj si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi akuzohen se kanë tentuar të kalojnë jashtë kufirit shqiptar shtetas të huaj.
Policia sqaron se janë arrestuar në flagrancë: Aldo Ukaj , 32 vjeç, banues në lagjen Manush Alimani, Shkodër, Alfonc Capi , 28 vjeç, banues në Vaqarr Tiranë.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e G. G, 24 vjeç, banues në Tiranë, Arrestimi i shtetasit Aldo Ukaj u bë pasi në rrugën Lezhë – Shkodër në vendin e quajtur Ura e Baçallekut u kap duke transportuar me mjetin tip Dacia me targë AA 784 JO, 5 shtetas të huaj Sirian për në Malin e Zi.
Sakaq, Alfonc Capi u arrestua pasi në rrugën Lezhë – Shkodër tek ura Baçallekut në bashkëpunim me shtetasin G. G, u kap duke transportuar shtetas të huaj Sirian për në Mal i Zi , ku Alfonc Capi me mjetin tip Renault me targë AA 897 KU kishte 4 shtetas Sirian, ndërsa në afërsi të Urës së Baçallekut u gjetën të braktisur edhe 6 shtetas Sirian të së njejtës familje me 4 të tjerët të cilët i ka zbritur nga mjeti, shtetasi G. G. dhe është larguar. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër , në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur, për veprën penale “Dhenie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.