Arrestimi i Fran Frrokajt, reagon deputeti Romeo Gruqakuqi: Prokurori politike, po na sulmon pushteti…

0
1386

 

Pas arrestimit të kryebashkiakut demokrat të Lezhës, Fran Frrokaj, kanë ardhur edhe dy reagimet e para nga radhët e Partisë Demokratike.

Megjithëse te PD-ja në Tiranë ka rënë heshtja, dy politikanë të rëndësishëm të kësaj force politike në veriperëndim të vendit kanë akuzuar drejtpërdrejt prokurorinë dhe qeverinë.

Romeo Gurakuqi, deputeti demokrat i Shkodrës akuzon prokurorinë si të kapur nga qeveria dhe që sipas tij lë të lirë jashtë bosët e trafikut të kokainës.

Ndërsa në Lezhë ka reaguar kryetari i degës së PD, Paulin Marku, i cili e cilëson si sulm të pushtetit ndaj kundërshtarëve politikë.

Reagimi i Romeo Gurakuqit:

“Kjo është Prokuroria Politike e “Shqipërisë që Duam”, e cila nuk heton dhe lë jashtë të lirë: Bosët e Kokainës 613 kg, Tahon e Skafeve, Jahteve dhe milionave te kaperderdhur ne makinat e bashkepunetoreve, permbytesit e Nenshkodres, ministrin qe çon dritat me investim qeveritar ne nje lokal ne maje malit, por nuk lidh nje fshat te tere me energji elektrike, korrupsionistet e qeverise dhe te kabinetit kryeministror qe kane marre si dhurata shperblyese favoresh, vila ne Rolling Hill-sat e Kunores se Tiranes, ata qe na kane zane hijen e Bregdetit me pallate shumekateshe qe ndertohen ne terrin e dimrit, licensuesit e inceneratoreve ne dobi te firmave te sapokrijuara nga femijet e sejmeneve te Partise, ata qe kane zene çdo qoshke te lire te Tiranes me pallate, por qe skedon me lehtesi ne procese MALOTEN E VLLAZNISE dhe çdo opozitar te shenjuar nga legatet e Kryeministrit te vendit.

A ka një metodike dhe radhe pune Zyra e Perkohshme?

A ka ajo Zyre dore te lire te hetoje cdo minister te shumices ne pushtet?

Prokuroria ecen sipas axhendes se Ministrise se Brendshme, apo sipas hierarkise se percaktuar nga ligji dhe kronologjise se ngjarjeve kriminale?

Do vije nje dite qe mosvepruesit sipas radhes, zbatuesit e urdherave politike, ushtaret e bindur te drejtesise se varur nga kabineti i kryeministror, te pergjigjen para Drejtesise se Re, asaj te vertetes.

Eshte kaosi i nje vendi te drejtuar nga nje mendje kaotike, qe po çmend nje shoqeri te tere dhe po dezintegron ne heshtje, nje sistem institucional te zhbalancuar ne themelin e pushteteve.”

Reagimi i Paulin Markut:

Drejtësi e munguar!!!!!

Ndërsa është arrestuar Kryebashkiaku i Lezhës për tjetërsim pronash,kjo që vihet re është se kemi të bëjmë me një gjueti të hapur të pushtetit ndaj kundërshtarëve politikë. Frrokaj në pranga pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumente të pronësisë, por kjo nuk ndodh në Durrës, ku kryebashkiak është Dako, i cili ka shkaktuar një masakër urbane në bregdet me lejet e ndërtimit, duke mos kursyer as zonat arkeologjike.

E njëjta gjë në Tiranë, ku Veliaj tjetërson pronat e pronarëve në qendër të Tiranës, si rasti skandaloz i qytetarëve që e kanë denoncuar pranë Pazarit të Ri, por edhe ai nuk arrestohet, ndërsa planifikon tjetërsimin e mijëra metrave katrorë tek Teatri Kombëtar në favor të klientëve privatë të Ramës që do të ngrenë kullat mbi troje publike. Kryebashkiakët socialistë janë të paprekshëm, ndonëse janë të përfshirë në afera korruptive dhe janë të lidhur me botën e krimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here