Banoret e permbytur, Ademi dhe Xhaçka kane kohe per “show” ne televizione

0
1036

Prej rreth 2 javesh, banoret e NenShkodres vijojne te jene te izoluar nga uji. Reshjet e shumta te shiut dhe  shkrirja e menjehershme e debores detyroi hidrocentralet qe te shkarkojne e per pasoje zona e NenShkodres u permbyt. Deri me tani raportohen mijera hektare toke nen uje, qe do te thote nje rrenim per ekonomine e banoreve te kesaj zone. Kjo eshte periudha me e mire per produktet bujqesore qe ata i kane mbjelle por uji, tashme i ka shkaterruar. Prej ditesh, ata kerkojne pranine e specialisteve ne terren, uje te pijshem dhe baze ushqimore per gjene e gjalle. Por cfare po marrin banoret ?

Diten e sotme, kryebashkiakja Ademi dhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, kane gjetur kohen e mjaftueshme per te dale ne media. Sot, te dy zonjat, i jane kunderpergjigjur njera – tjetres per NenShkodren e permbytur. Nga zyra, Xhaçka akuzon se numri 1 i bashkise Shkoder nuk ka pastruar kanalet kulluese, qe sipas saj do te reduktonin permbytjet, por edhe nuk ka asnje plan emergjencash. Ministrja thote se Ademi nuk ka mbledhur as keshillin bashkiak per te diskutuar per kete ceshtje.

Nderkohe ne reagimin e saj, Ademi i ben thirrje ministres, qe te dale ne terren per te pare nga afer gjendjen. Sipas kryebashkiakes, ministrja flet nga zyra e saj me disa foto ne duar te Shkodres dhe gjykon per punen qe po behet.  Ajo kerkon nga ministria e Mbrojtjes dhe qeveria Shqiptare qe te shpallet gjendja e emergjences dhe banoret te demshperblehen.

Por nderkohe qe 2 zonjat, flasin ne media, uji nuk pyet dhe niveli eshte shtuar ne zonat e permbytura. Fatkeqesisht, ne ditet ne vijim situata parashikohet te jete me e rende per shkak te reshjeve te shiut. A eshte momenti qe te behet “show” ne media ? Pergjigjen mund ta japin vetem ministrja Xhaçka dhe kryebashkiakja Ademi por nje gje eshte e sigurte se banoret po vuajne. Ushtria me te gjitha kapacitetet e saj po ndihmon banoret  por edhe ministrja duhet te jete prane ketyre familjeve qe u shkaterrohet e ardhmja. Gjithashtu edhe punonjesit e bashkise po shperndajne ndihma ushqimore por edhe kryebashkiakja duhet te jete me korrekte ne punen e saj dhe te mbledhe keshillin bashkiak dhe te gjithe drejtuesit per t’i qendruar prane te permbyturve.

Nuk eshte koha per show por per pune pasi keta banore i’u dhane karriget e pushtetit qe sot keni !

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here