Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale disa foto nga Shkodra, e cila prej ditësh është e përmbytur dhe qeveria nuk shpall gjendjen e emergjencës, edhe pse 5 mijë hektarë tokë ndodhen nën pushtetin e ujit.
Në rrjetin social, Rama ka publikuar pamje nga operacioni i Forcave të Armatosura në evakuimin e familjeve që rrezikohen apo shpëtimin e tyre nga zonat e përmbytura. “Shkodër – (përtej llafeve e shpifjeve) shteti në krye të detyrës”, shkruan Rama në rrjet.
Por duket se komenti i Kryeministrit ka acaruar ndjekësit e tij në rrjet që nuk kanë kursyer sharjet, kritikat, deri edhe mallkimet në drejtim të Kreut të Qeverisë.