Denoncimi i deputetit të LSI: Dështuan në konkurs, Rama i emëron drejtorë (Dokumenti)

0
923

Përmes një statusi në Facebook, deputeti i LSI, Endrit Braimllari akuzon kryeministrin Edi Rama se po dhunon ligjin e Shërbimit Civil. Deputeti thotë se drejtoresha e re e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca dhe Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro, janë emëruar nga Rama në këtë detyrë në shkelje të ligjit dhe pa konkurs.

Reagimi i Braimllarit: 
Skandal.
Edi Rama me dorën e tij dhunon ligjin e shërbimit civil.
Edi Rama emëron në kundërshtim me ligjin drejtorin e AZHBR-se, Frida Krifca dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro. Tepsia e kalbur Edi Ramës nuk njeh ligjin. Ky kryeministër, i cili propagandon me të madhe për pastrimin e administratës nga të paaftët e bën vetëm për show mediatik sepse emëron çdo ditë njerëz të paaftë dhe në kundërshtim me ligjin. Ka emëruar në shkelje me ligjin Frida Krifcën dhe Afrim Qendron, të cilët do të menaxhojnë qindra milion euro nga BE. Ndonëse ligji e thotë qartë që për funksione të tilla, duhet të fitohet konkursi i Trupës së Nëpunësve Civil të Nivelit të Lartë Drejtues, të dy drejtorët në fjalë kanë dështuar në konkurset ku kanë marrë pjesë. Megjithatë, Rama që ligjin e përdor për shoë-n e vet, e ka shkelur atë, kur bëhet fjalë për të emëruar drejtorët e tepsisë së tij të kalbur.
dap2
dap
frida-dhe-drejtori

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here