Situata e përmbytjeve në qytetin e Shkodrës ka patur përkeqësime mëngjesin e sotëm, ku Bashkia raportoi se një sipërfaqe prej 5005 ha është e përfshirë nga uji.
Për ti ardhur në ndihmë qytetit, Republika e Turqisë do sjellë 60 ton ushqime për bagëtitë dhe paketa me ushqime për 2500 persona.
Ndihmat do vijnë ditën e shtunë (24 mars 2018) nëpërmjet TIKA-s si një tregues i solidaritetit mes dy vendeve.
Në veprimtaritë për shpërndarjen e ndihmave do të marrin pjesë Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë zoti M.Ahmet Yörük, koordinatori i programit të TIKA-s zoti Özay Özütok dhe punonjës të tjerë të Ambasadës.