Komisionerja e KiE sugjeron mbylljen e jetimoreve

0
579

Shqipëria ka bërë progres ligjor në fushën e të drejtave të njeriut por duhet të punojë për zbatimin e tij në terren. Komisionerja e të drejtave të njeriut në Këshillin e Europës, Dunja Mijatoviç, shpreson që Shqipëria të antarësohet sa më parë ne BE, ndërsa kërkoi të dhënat zyrtare që mungojnë për fëmijët në situatë rruge, personat me aftësi ndryshe dhe dhunën ndaj grave.

Dunja Mijatoviç, është komisionere në Këshilin e Europës për të drejtat e njeriut, një nga fushat ku Shqipëria duhet të bëj progres për ambicien e saj për hapjen e negociatave dhe antarësimin në BE.

Mijatoviç ka zhvilluar një vizitë të 5 ditore në Shqipëri që përfshin takime me atutoritetet e vendit dhe monitorimin e shkollave,  kopshteve dhe institucioneve që trajtojnë kategori të veçanta.

Mijatoviç vlerësoi përpjekjet e vendit në legjislacione për mbrojtjen e grupeve vunerabël dhe shpreson në anëtarësimin e shpejtë të saj në BE.

Mijatoviç: Kur vjen puna tek anëtarësimi në Bashkimin Europian dhe monitorimi kjo nuk varet nga unë dhe nuk është sektori që unë mbuloj por kam komentin tim për këtë që do të doja ta shihja Shqipërinë jashtë procesit të monitorimit dhe sa më shpejt të jetë e mundur të bëhet anëtare e BE-së.

Për Mijatoviç mungojnë të dhënat zyrtare për fëmijët në situatë rruge, aftësinë e kufizuar dhe përfitimin e shërbimeve të tyre.

Vlerëson punën e organizatave dhe shërbimet që ato ofrojnë por evidenton problematikën e mungesës së fondeve.

Mijatoviç: Për fëmijët në situatë rruge, ata që jetojnë në varfëri, viktimat e dhunës dhe të pastrehët nuk ka të dhëna të sakta.Unë këtë e ngrita në qeveri dhe pashë nga afër punën në 10 qendra dhe shkolla në Shkodër. Vlerësoj  punën që kanë bërë organizatat dhe pushteti vendor. Kur mund të dalim nga kjo situatë? Shpresoj sa më shpejt të jetë e mundur dhe hapat që po hidhen janë pozitivë.

Për të miturit që eksperimentojnë me substanca të ndalura, Mijatoviç sugjeron që në vend të burgut të zgjidhen institucionet e rehabilitimit të tyre dhe të punohet me edukimin.

Ndërsa për fëmijët që jetojnë në qendrat rezidenciale, Komisionerja e Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut tha se duhet të shkohet drejt de-instucionalizimit të tyre, pra sa më pak fëmijë në jetimore dhe sa më shumë familje kujdestare për të miturit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here