Çfarë ka rezervuar moti për sot? Temperatura deri në 32°C por nuk mungon as shiu

0
678

Moti do të sjellë sot ndryshim të kushteve atmosferike.

Sipas MeteoAlb, gjatë gjithë ditës moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira, të cilat pritet të jenë më të dendura pas mesditës deri në mbrëmje.

Ndërkohë priten shira të përkohshëm në Veri dhe zonat Lindore, por reshje të izoluar rrezikojnë pjesërisht zonat Qendrore të vendit.

Temperaturat e ajrit ruajnë vlera konstante gjatë mëngjesit, ndërsa rënie të lehtë sjell mesdita, por gjithsesi do të ruhet maksimumi deri 32°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe rrallë herë mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperendimor, ndërsa në det vijon dallgëzimi 1 – 2 ballë.
Capture

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here