Reparti i zjarrefikesve ne kete 1 qershor ka menduar qe te organizoje nje dite ndryshe brenda ambjenteve te punes. Dhurata dhe mbi te gjitha argetim per femijet e kopeshtit “16 shtatori”. Drejtori i repartit zjarrfikes Agron Dibra u uroj vogelusheve festen e tyre.
Per disa minuta, femijet jane njohur jo vetem me punen e zjarrefikesve por kane kaluar edhe nje 1 qershor ndryshe..
Femijet e kopeshtit Bep Tusha kane zgjedhur qe nepermjet pikturave te tyre, te japin nje mesazh edhe per te rriturit. Ne ambjentet e muzeut “Oso Kuka” ata kane shpalosur talentin e tyre perpara prinderve dhe edukatoreve.
Pikturat trajtonin tema te ndryshme, te cilet sillnin jo vetem nje tablo te realitetit, por edhe pikpamjes feminore..Me pas festa per ta ka vijuar me interpretime te ndryshme te tyre..
Femijet e shkolles “At Gjon Karma” ne Gur te zi kane zgjedhur qe sot te kene 2 gezime.Festen e abetares dhe ate te 1 qershorit
Kenge, valle dhe interpretime te ndryshme u bene pjese e dites me te lumtur te tyre.Vjershat e para dhe dedikimet per librin e abetares, nxenesit i shpalosen perpara prinderve dhe mesuesve te tyre..