Mbeturina dhe gomat digjen ditën për diell ! Zona ne afërsi te BY PAS-it te Shkodrës jo vetëm qe është kthyer ne vend depozitimi te plehrave e inerteve, por edhe te djegies se tyre. Nuk janë te pakta rastet kur mëngjesi ne qytetin e Shkodrës shoqërohet me re te zeza tymi, si ne rastin konkret ditën e shtune ! Ashtu si deri para pak vitesh nga Varrezat e Dëshmorëve, sot nga ekstremi tjetër, BY PAS-i tymnaja te plehrave i bën hije qytetit te Shkodrës !
Nuk është rasti i pare qe TV1–CHANNEL denoncon me pamje gjendjen qe krijohet ne këtë zone nga djegiet e mbeturinave dhe gomave, por as nga Bashkia Shkoder dhe as nga agjencitë mjedisore, edhe pse jo te paketa ne Shkoder, nuk ka pasur asnjë veprim konkret për ti dhëne fund kësaj situate. Për këtë arsye, ajo përsëritet here pas here nga individë te veçante, qe nuk duan te ia dine as për shëndetin e qytetareve, as për rolin e Bashkisë dhe as për pergjegjesine e strukturave te mjedisit.
Këta individë neperkembin te gjitha këto institucione dhe bëjnë ligjin ne një nga zonat qe konsiderohet edhe mushkëria e qytetit, me gjelbërimin te përhershëm dhe freskinë e Liqenit te Shkodrës. Natyrisht, qe ndodhe kështu përderisa brigjet nga dy anët e BY PAS-it te Shkodrës janë jashtë kontrollit. Ndërton kush te doje dhe çfarë te doje ! Hedhe mbeturina e inerte cilido, djege plehra e goma kush dëshiron, dhe as qe don te ia dije njeri as ne Bashkinë e Shkodrës dhe as ne zyrat mjedisore ! Krimi mjedisor kryhet ditën për diell, dhe te gjithë ne Shkoder bëjnë sehire !