Wednesday, June 26, 2024
Home Kronika Vritet një shqiptar në Afrikë gjatë një sulmi

Vritet një shqiptar në Afrikë gjatë një sulmi

0
841

Një shqiptar ka gjetur vdekjen gjatë në sulmi në Gao-a, në veri të Malit në Afrikë gjatë ditës së premte. Persona të armatosur dhe të pa identifikuar, kanë qëlluar automjetin e furnizuesit ndërkombëtar Minusma.

“Një agjent shqiptar nga Ecolog, i cili furnizon misionin e OKB-së në Gao me ushqim, u qëllua për vdekje gjatë një vjedhje të makinës së tij dhe dy kolegët e tij kosovarë dhe maqedonas u qëlluan dhe u plagosën“, tha për AFP-në, një zyrtar i kësaj kompanie.

Përveç vrasësit të supozuar, tre persona të tjerë të armatosur morën pjesë në tentativë të vjedhjes, sipas të njëjtit burim.

“Këtë mëngjes në Gao, një automjet nga një furnizues ndërkombëtar i Minusma u sulmua nga personat e armatosur. Shoferi i automjetit u vra, dy pasagjerë të plagosur marrin kujdes mjekësor në Spitalin Minusma në #Gao. Minusma dënon ashpër këtë sulm “, tha misioni i OKB-së në llogarinë e tij në Twitter.

Nuk jepen detaje të mëtejshme për identitetin e personit të vrarë dhe dy të plagosurve.

Ecolog është ofrues shërbimi në zinxhirin e furnizimit dhe logjistikës, ndërtim, menaxhim të objekteve dhe shërbime mjedisore.

Vjedhjet e automjeteve janë të zakonshme në Gao, edhe pse kohët e fundit numri i tyre ka rënë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here