Banorët e Dragobisë në Tropojë janë ngritur në protestë për shpërthimet me ekspoziv që sipas tyre kryen në kuadër të punimeve për ndërtimin e HECE-ve në zonë.
Prej mëngjesit, ata kanë bllokuar rrugën kombëtare Tropojë-Valbonë, duke paralizuar lëvizjen e mjeteve.
Banorët thonë se shpërthimet kanë shkaktuar rrëzimin e masivëve shkëmbore që kanë dëmtuar shtëpi.
Policia e Kukësit në një deklaratë zyrtare një ditë më parë tha se sipas pasojë e shpërthimeve me lëndë plasëse u dëmtua edhe linja elektrike.
Policia tha se strukturat po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike.
Policia tha se ka nisur një hetim për dokumentimin e ngjarjes.