Thursday, December 26, 2024
Home Politikë Balla në Selanik: Do zgjidhet çështja e njohjes së kontributeve

Balla në Selanik: Do zgjidhet çështja e njohjes së kontributeve

0
725

Turi i llogaridhënies me qytetarët ka vijuar edhe jashtë Shqipërisë, atje ku jetojnë dhe punojnë prej vitesh qindra e mijëra qytetarë shqiptarë.

Deputetët Ulsi Manja, Taulant Balla e Jurgic Çyrbja, si dhe me Sekretarin për Diasporën Stefan Çipa kanë bashkëbiseduam dhe ju përgjigjëm një shqetësimeve të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqinë e Veriut, në një takim në Selanik.

Gjatë fjalës së tij Balla është shprehur se ka besim se shumë shpejt do ti jepet zgjidhje njohejes së kontributeve të shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri.

Balla: Dhe më pas kemi edhe një çështje tjetër, por edhe më e rëndësishmja: njohja e kontributeve të sigurimeve shoqërore për të gjithë ata shqiptarë që kanë punuar në Greqi. Unë jam shumë besimplotë që edhe këtë çështje ne do ta zgjidhim, sikurse duhet të ecim me hapat që kemi nisur, solidë lidhur me shkollat në gjuhën shqipe në çdo cep të Greqisë, ku ka një përqindje të caktuar shqiptarësh. Ministri ynë i Jashtëm Bushati po bën një punë të shkëlqyer në zgjidhjen e të gjitha çështjeve të mbetura pezull ndër vite mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Angazhimi i Partisë Socialiste për votën e emigrantëve aty ku ata punojnë e jetojnë është kushti i vetëm i yni për Reformën Zgjedhore.

Balla: Asgjë nuk e zëvendëson detyrën që ka Kuvendi i Shqipërisë që në Reformën Zgjedhore të përfshijë edhe votën e emigrantëve, jo të marrin rrugën për zgjedhje me autobuza për në Shqipëri, por aty ku ata jetojnë e punojnë.

Deputeti Ulsi Manja foli më tej për Reformën në Drejtësi, si një nga reformat më të rëndësishme të ndërmarra ndonjëherë në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here