Sunday, December 29, 2024
Home Kronika “E vrava se më tradhëtonte”, zbardhet dëshmia e gruas në polici

“E vrava se më tradhëtonte”, zbardhet dëshmia e gruas në polici

0
1225

Xhelozia mendohet të ketë qenë shkaku i vrasjes së sotme në tregun e Milotit.

Në gjendje të rënduar psikologjike 35-vjeçarja Violeta Donaj mësohet të ketë deklaruar në polici se qëlloi me pistoletë ndaj bashkëshortit Kujtim Donaj 42-vjeç për arsye xhelozie.

“Krimin e kam kryer per motive xhelozie, pasi bashkeshorti me tradhtonte” mësohet të ketë deklaruar.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 07:10 të mëngjesit të dieles, në tregun e Milotit.

Policia e arrestoi Violetën në tentative për tu larguar, ndërsa në cilësin e proves materiale është sekuestruar arma e krimit.

Në cilësinë e proves materiale janë sekuestruar pistoleta me të cilen është kryer krimi si dhe 4 gëzhoja të gjetura në vendin e ngjarjes.

Mësohet se çifti Donaj nga Rresheni punonin çdo të dielë si tregtarë në tregun e Milotit ku kishin një dyqan rrobash të përdorura.

Ata jetonin në qytetin e Rëshenit dhe ishin prinder të dy fëmijeve të mitur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here