Vllaznia ka triumfuar ndaj Dinamos me rezultatin 2-0 në supersfidën e Grupit A. Golat e Tafilit dhe brazilianit Zhunior, i dhanë fitoren skuadrës së Hasan Likës, e cila e sheh veten në vendin e parë me pikë të plota.Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, ndërsa në të dytë, 2 interpretime fantastike të Tafilit dhe Zhunior brenda zonës, i dhuruan fitoren kuqebluve.Ndërkohë që për Dinamon e Igli Allmuçës kjo ishte humbja e parë në këtë kampionat. Skuadra kryeqytetase do të kërkojnë të rikthehen te fitorja në sfidën e ardhshme në shtëpi.