Ndryshon ligji për pijet energjike, prindërit: Janë të dëmshme

0
729

Ligji për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi alkoolit ka pësuar disa ndryshime që pritet të votohen në parlament të enjten e 25 Tetorit. Ndryshimet synojnë ndalimin e konsumit të pijeve energjike dhe me gaz për të rinjtë nën moshën 18-vjeç.

”Unë për vete jam me alergji dhe këto më shkaktojnë edhe më shumë. Jam konsumues i pijeve energjike, edhe pijeve me gaz po deri diku jam dakord që të hiqen, por deri diku jo. Nuk është e thënë të ndalohen me ligj. Janë të mira pijet me gaz, nuk ka asgjë të keqe”,-shprehet një i ri.

Ndërsa më entuziastë nga kjo nismë shprehen prindërit e të rinjve. Përveçse do të ndalohet shitja e pijeve energjike, ndryshimet në ligj parashikojnë dënime me gjobë për të gjithë personat madhorë, që ua ofrojnë të rinjve nën moshën 18-vjeç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here