Kreu i qeverise shqiptare, Edi Rama u takua me homologun e tij kroat, Andrej Plenkovic.
Kryeministri Rama u prit nga homologu i tij kroat me një ceremoni zyrtare, duke zhvilluar edhe më pas takimin mes tyre, i cili u finalizua me nënshkrimin e një marrëveshjeve të përbashkët për Partneritetin Strategjik.
Takimi u zhvillua gjatë Samitit të Kryeministrave të iniciativës të Europës Qendrore, që po zhvillon punimet në datat 3-4 tetor në Zagreb të Kroacisë, ku Shqipëria përfaqësohet nga Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Me herët Kryeministri Rama u takua edhe me Kryetarin e Kuvendit të Kroacisë Gordan Jandroković.