Flet avokati i shqiptarit: Ja si Aleko e ndoqi dhe e vrau vajzën

0
865

Mediat greke, referuar edhe deklarimeve të avokatit, bëjnë të ditur se vrasja e 29-vjeçares shqiptare nga babai i saj në Korfuz ndodhi pas një sherri të çastit.

Avokati i Aleko Petros, shqiptarit që goditi për vdekje me sende të forta vajzën e tij, natën e 2 janarit, ka saktësuar se klienti i tij, nuk ishte i dehur dhe krimin nuk e kreu me paramendim.

“Vrasja nuk ishte e paramenduar dhe Aleko Petro nuk ishte nën efektin e alkoolit gjatë kryerjes së krimit. Pas debatit që kishin mes tyre, ai e goditi vajzën pas koke me një levë që ndodhej pranë sobës. Vajza u hodh nga dritarja nga lartësi 2 metra që të shpëtonte. Aleko e ndoqi dhe finalizoi aktin kriminal sepse i ishin errur sytë”.

Avokati thotë se 52-vjeçari është penduar për krimin, qan vazhdimisht dhe nuk kërkon rrethana lehtësuese për krimin. Sipas avokatit, ngjarja e tmerrshme ndodhi nga dashuria e tepruar e babait për të bijën, ndërsa mohon se ngjarja ka motive raciste. Aleko Petro kundërshtonte lidhjen e të bijës me afganin vetëm sepse Anxhelina ishte larguar nga të afërmit prej nëntorit të vitit 2017.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here