Teksa ka publikuar albumin e fotove nga protesta e sotme e opozitës, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaron se nuk ka stabilitet pa demokraci.
Shefi i opozitës thotë se e gjithë bota ka parë këtë 16 mars vendosmërinë e një populli të bashkuar për liri dhe demokraci, për vlera europiane dhe për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë së Edi Ramës.
Me shpresën se shqiptarët e bashkuar kanë për të fituar, Basha shpreh vendosmërinë për ti dhënë fund qeverisë së hajdutëve dhe kriminelëve.
“Rroftë Shqipëria!”