Tuesday, January 7, 2025
Home Kronika E vranë në sy të djalit, si vdiq 62-vjeçari te Liqeni i...

E vranë në sy të djalit, si vdiq 62-vjeçari te Liqeni i Tiranës

0
950

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Tiranë, pranë Liqenit Artificial. Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se 62-vjeçari me iniciale H.B është gjetur i vrarë në këtë zonë me armë zjarri.

Të njëjtat burime bëjnë  me dije se 62-vjeçari po vraponte i shoqëruar nga djali i tij i mitur. Mësohet se atentati ndaj këtij shtetasi është bërë në prani të djalit të mitur. Mendohet se 62-vjeçari u vra nga dy persona të maskuar. Ndërsa dyshohet se njëri nga autorët të jetë shtetasi I.H nga Fieri.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ambulanca dhe priten të tjera detaje në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here