“Ujërat e zeza pranë puseve të ujit të pijshëm !” Banorët e Shtojit të Vjetër, rreth 3 dekada pa ujësjellës     

0
828

Mungesa e ujit te pijshem, shqetësimi kryesor per mbi 600 familje te fshatit Shtoj i Vjeter, Njesia Administrative Rrethina ! Ka rreth tre dekada qe edhe kete zone e shkeputen ne menyre te dhunshme nga ujesjellesi i Rrjollit, dhe nuk pati me furnizim normal me uje te pijshem. Banoret ju kthyen puseve me uje te ndotur ,  ecejakeve ne fshtarat e tjere apo edhe tregut per te blere ujin.

Si per shume fshatra te tjere, edhe per Shtojin e Vjeter nuk kane munguar premtimet ne fushatat elektorale, se jo vetem ujesjellesin, por edhe shume projekte te tjera te infrastruktures do te zbatoheshin per permiresimin e cilesise se jetese se tyre, por gjithçka ka mbetur ne kuadër te fjaleve:

E fundit qe ka premtuar per ujesjellesin e ketij fshati, ka qene kryetarja e Bashkise Shkoder, Voltana Ademi. Por po përfundon mandati i saj i pare ne kete detyre, dhe deri tani nuk ka ndonje levizje. Vitin e kaluar Ademi ju kthye ketij premtimi, duke theksuar se brenda 3 mujorit te pare te vitit 2019, per fshatrat e Fushes se Shtojit te Njesise Administrative Rrethina, do te zgjidhej njehere e mire problemi i furnizimit me uje te pijshem, mirpo edhe per kete premtim akom nuk ka ndonje hap konkret ne terren.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here