Pasi përdori forcat speciale për të hyrë në Elbasan, siç PD-ja thotë, kryeministri Edi Rama ka sfiduar edhe kushtet atmosferike, duke nxjerrë në shi banorët. Prej orës 11:00, në Sheshin Gensher, po zhvillohet takimi “Bashkia që Duam”.
Takimin me qytetarët, Rama e nisi me një kundërpërgjigje për ata simpatizantë dhe ish-deputet që i bllokuan rrugën në Bradashesh, edhe pse është në të drejtën e gjithësecilit për të protesuar. “Bota nuk pati 30 vjet Saliun, ne e patëm. Por tani e kemi në grahmat e fundit që shfaqet si një peng me ujë, me deputet dhe pijanec që bllokojnë rrugën dhe shtyhen me policin dhe mendojnë se me rrugaçëri të tilla do bllokojnë transformimin e Shqipërisë. Si mundet që një parti politike që pretendon që të marrë pushteti, të bllokojë rrugët dhe të pretendojë se në këtë formë do të luftojë për demokraci. Kush i ha këto, sa i dehur duhet të jesh që të ndjekësh nga pas. Gjithë atyre që mbajnë çadër, është më mirë. Kur nuk e mban lala, shihe sa e sigurt është kjo që po ju them”, tha Rama.
Rama bëri një panoramë të investimeve në këtë qytet, gjatë kohës që bashkia është drejtuar nga Qazim Sejdini. Gjatë fjalës së tij, ai tha se Sejdini po e mbyll me nder mandatin e tij, duke lënë gjurmë në Elbasan. “Qazimi po e mbyll mandatin me nder dhe me gjurmë që do mbeten përgjithmonë në kujtesën e qyteti. Iu kam thënë na jepni besimin se ne do ua shpërbejmë në 4 vjet për Elbasanin, sa çnuk është bërë në të gjitha vitet e marra së bashku”, tha Rama.