Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka shprehur dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të Majorit Klodian Tanushi, i vrarë nga shpërthimi i një mine gjatë misionit të tij në Letoni.
“Një tjetër lajm i rëndë e një tjetër dhimbje e madhe për të gjithë ne. Ka humbur jetën edhe Major Klodian Tanushi! – shkroi Kryemadhi në Fb. – Nuk ka fjalë që të mund të shpreh ngushëllimin e as zemër që të mbajë peshën e dhimbjes, por me gjithë shpirt e zemër jam në këto çaste të rënda pranë familjes Tanushi, për të ndarë dhimbjen me bashkëshorten dhe fëmijët e Klodianit, i cili do të mbetet përjetësisht në altarin e nderit dhe të krenarisë shqiptare!
I ndrittë shpirti dhe u prehtë në paqe!”