Policia kufitare italiane ka vënë në pranga një shqiptar në tunelin “Mali i Bardhë”, në kufi me Francën, pasi u kap duke i dhënë ndihmën një tjetër shqiptari për të kaluar ilegalisht në Francë. Sipas mediave italiane, shqiptari i arrestuar është një 30-vjeçar, i identifikuar me iniciale V.V “I huaji u kontrollua dhe më pas u arrestua për shkak se mbante një shtetas tjetër shqiptar, jo në përputhje me rregullat për qëndrimin në territorin italian, në një përpjekje për ta futur atë në Francë”, shkruajnë mediat italiane. Po ashtu në makinën me të cilin ata po udhëtonin u konfiskuan edhe 3,415 euro. Shqiptari do t’i dorëzohet autoriteteve të drejtësisë në Aosta.