Zgjedhjet në PE/Basha: Forca e qytetarëve në demokraci është vota, asnjë hap pas

0
512

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, përmes një postimi në Facebook, uron Partitë Popullore Europiane, të cilat rezultuan forca e parë politike në votime.

Sipas Bashës, “forca e qytetarëve në demokraci është vota, prandaj beteja e shqiptarëve për votën e lirë është betejë jetike për vlerat evropiane, për demokracinë perëndimore dhe për Shqipërinë si gjithë Evropa”.

Postimi i Lulzim Bashës

Qytetarët europianë, me pjesmarrjen më masive të 20 viteve të fundit në zgjedhjet për Parlamentin Europian, konfirmuan vendosmërinë për të mbrojtur dhe çuar përpara vlerat europiane.

Jam i lumtur që familja jonë politike EPP – European People’s Party është konfirmuar forca e parë në parlamentin dhe qeverisjen europiane. Urimet më të përzemërta për presidentin Joseph Daul dhe PPE dhe në veçanti për fushatën e jashtëzakonshme të kandidatit tonë për President të Komisionit Europian Manfred Weber.

Forca e qytetarëve në demokraci është vota, prandaj beteja e shqiptarëve për votën e lirë është betejë jetike për vlerat europiane, për demokracinë perëndimore dhe për Shqipërinë si gjithë Europa.
Asnjë hap pas! #ShqipëriaSiEuropa 
#2qershor

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here