Kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit e katër qarqeve të veriut në selinë e PS-së.
Dje kryeministri Rama vendosi të jetë koordinator politik i veriut të Shqipërisë, konkretisht për qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Dibër.
Dy figura të tjera të socialistëve kanë marrë në patronazh disa qarqe të tjera. Kështu Taulant Balla është përgjegjës për Tiranën, Elbasanin, Durrësin e Korçën, kurse Gramoz Ruçi, qarqet Vlorë, Fier, Berat e Gjirokastër.