Vasili: Opozita i ka kërkuar zyrtarisht KQZ-së që të fillojë përgatitjet për 13 Tetorin

0
501

Në një dalje per mediat ish- deputeti i LSI, Petrit Vasili është shprehur se opozita nuk do të bejë asnjë hap pas për realizimin e zgjedhjeve me 13 Tetor

Vasili: Opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas për realizimin e zgjedhjeve të menjëhershme në përputhje me dekretin e Presidentit.
Opozita i njeh përgjegjësitë e mëdha qe 85% e shqiptarëve i kanë ngarkuar dhe vullnetin e tyre për zgjedhje të lira dhe jo moniste.

Opozita do të jetë e gatshme që të bëjë çdo sakrificë për realizimin e zgjedhjeve të menjëhershme.
Dje opozita i kërkoi zyrtarisht KQZ-së që të fillojë përgatitjet për 13 Tetorin.
Pa zgjedhje të lira nuk pa për të pasur kurrë shtet ligjor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here