Presidenti Meta takim me Michael Granoff: Mirënjohës për mbështetjen e jashtëzakonshme

0
476

 

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot z. Michael Granoff, kreun e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, të cilin ai e vlerëson maksimalisht për kontributin që ka dhënë dhe jep në forcimin e miqësisë midis dy kombeve.

“Përherë kënaqësi të takohem me Kryetarin e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, Michael Granoff, kontributorin e palodhur për forcimin e miqësisë mes kombit shqiptar dhe atij amerikan, – shkruan Meta në Fb. – Mirënjohës për mbështetjen e jashtëzakonshme, mbi 10-vjeçare, të tij dhe të AADF, për bizneset shqiptare, promovimin e burimeve natyrore të Shqipërisë dhe kualifikimin e të rinjve.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here