Thursday, January 9, 2025
Home Aktualitet Paralajmërimi i fortë i Ramës: Do të ketë masa të reja shtrënguese,...

Paralajmërimi i fortë i Ramës: Do të ketë masa të reja shtrënguese, edhe heqje lirie për disa vite

0
1284

Kryeministri Rama ka paralajmëruar për masa të reja shtrënguese për ata që shkelin rregullat e vënë për ndalimin e përhapjes së Covid-19.

Përmes një statusi në Facebook, Rama shkruan se këto masa do t’i drejtohen parlamentit për ndryshime në kodin penal & rrugor të republikës së Shqipërisë.

Rama shtoi se heqja e lejes së drejtimit të automjetit për disa vjet, e po ashtu heqja e lirisë, do të kthehen në norma bindëse për të siguruar fitoren e luftës pa cenuar shëndetin e askujt.

Rama: Masat e reja shtrënguese, për të cilat po përgatitemi t’i drejtohemi parlamentit për ndryshime në kodin penal & rrugor të republikës së Shqipërisë, në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe specifikisht epidemisë, nga njëra anë do të mbrojnë popullin nga të pabindurit deri në fund të kësaj lufte, nga ana tjetër do të garantojnë lehtësimet e nevojshme në vazhdim, duke siguruar shëndetin e çdo qytetari. Heqja e lejes së drejtimit të automjetit për disa vjet, e po ashtu heqja e lirisë, për disa apo shumë vite sipas shkallës së shkeljes, do të kthehen në norma bindëse për të siguruar fitoren e luftës pa rrezikuar arritjet e derisotme dhe rrugën e rimëkëmbjes ekonomike pa cenuar shëndetin e askujt. Brenda 15 prillit do të kemi paketën e zgjeruar financiare dhe gatishmërinë për miratimin e masave lehtësuese në qeveri, si edhe të masave të reja penale në kuvendin e Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here