Friday, March 14, 2025
Home Aktualitet “Qeveria dështoi”, Opozita: Janë bërë 110 teste në ditë, u lanë jashtë...

“Qeveria dështoi”, Opozita: Janë bërë 110 teste në ditë, u lanë jashtë ndihmës financiare 750 mijë qytetarë

0
650

Koalicioni opozitar vlerëson se qeveria është treguar e paaftë dhe ka dështuar për të menaxhuar në mënyrën e duhur situatën e krijuar nga koronavirusi.

Në mbledhjen që Lulzim Basha zhvilloi me aleatët u arrit në përfundimin se për opozitën “është e papranueshme që 6 javë pas shpërthimit të epidemisë, qeveria ka bërë mesatarisht vetëm 110 teste në ditë, për mbi 2,6 milionë banorë.

Ka lënë jashtë ndihmës financiare mbi 750 mijë qytetarë dhe nuk ka shpërndarë ndihmën e premtuar për mijëra të tjerë.

Nuk ka akorduar fonde të mjaftueshme për përballimin e krizës, duke e renditur Shqipërinë të fundit në rajon”. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here