Shkodra regjistroi një rast të ri me Covid-19 këtë të premte.
Bëhet fjalë për një grua nga Kosmaçi e cila kishte shkuar dje për një vizitë në repartin e Infektivit, ku edhe ka marrë virusin.
Në total në Shkodër janë bërë 22 teste, ndërsa numri i të prekurve nga Covid-19 ka shkuar në 103.