Në ditën botërore të lirisë së medias, kreu i PD, Lulzim Basha përshëndet të gjithë gazetarët dhe mediat, që sipas tij në këtë periudhë të vështirë kundër covid19 “kanë sfiduar rrezikun dhe censurën” për të informuar publikun mbi situatën.
“Fatkeqësisht edhe këtë vit vendi bëri hapa prapa në indeksin e lirisë së medias duke zbritur disa vende më poshtë.
Ligjet kundër medias online, kufizimi i qasjes së gazetarëve në informacion, arrestimi i gazetarëve dhe aktivistëve dhe mbyllja e mediave kritike ndaj qeverisë, janë vetëm disa nga problemet që kanë përkeqësuar e lirinë e medias në Shqipëri, ku propaganda e qeverisë kërcënon çdo ditë lirinë e shprehjes dhe të vërtetën”, shkruan Basha në Facebook.