Wednesday, March 12, 2025
Home Aktualitet Sot hapen Qendrat Tregtare, parukeritë, berberët dhe klinikat dentare. Të riatdhesuarit karantim...

Sot hapen Qendrat Tregtare, parukeritë, berberët dhe klinikat dentare. Të riatdhesuarit karantim në banesë

0
883

Duke nisur nga dita e sotme, 11 maj do të rihapen pas një ndërprerje të gjatë nga pandemia të gjitha parukeritë në vend, berberët, klinikat dentare dhe  dyqanet në Qendra Tregtare me protokolle strikte sigurie.

Po kështu nga e hëna do të zgjerohet lëvizja e automjeteve pa autorizim brenda qarqeve nga ora 05:00-17:30.

Lajmi tjetër i mirë vjen për emigrantët pasi të gjithë të riatdhesuarit nga java e ardhshme do të  vetekarantinohen në banesat e tyre.

Çfarë nuk lejohet?

Ndërkohë vazhdojnë të mbeten rregullat në fuqi, duke mos u lejuar grumbullimet me më shumë se 5 veta. Po ashtu ende nuk janë hapur aktivitetet kulturore dhe sportive të çdo lloji,  transporti publik si dhe shërbimet në bare dhe restorante.

Për t’u njohur me protokollin dhe masat higjieno-sanitare që duhet të ndjekë çdo biznesi që hapet të hënën klikoni në linqet e mëposhtme.

Klinika dentare

Qendra tregtare

Trajtime estetike trupi/floke

Kush hapet me 11 maj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here