Aeroporti ndërkombëtar i Kukësit “Zayed, Flatrat e Veriut”, nis fluturimet e para më 15 korrik. Destinacionet e para do të jenë drejt Zyrihut dhe Stambollit. Klodiana Visha, operatore turistike në Kukës, bën të ditur se ka pasur një fluks kërkesash për bileta udhëtimi.
Nga muaji gusht dhe shtator po ashtu do të ketë edhe destinacione të tjera. Çmimet e biletave të udhëtimit do të jenë lowcost. Për këtë fakt ka pasur edhe një fluks prenotimesh nga qytetarë vendas, por edhe nga Kosova e Maqedonia e Veriut.