Katër bashkëpunëtorë të drejtësisë kanë dhënë kontributin për të zbardhur zinxhirin e trafikut të drogës, nga kultivimi deri në momentin e fundit të transportimit të lëndës narkotike në Itali.
Kreu I SPAK zbuloi detaje të operacionit të koduar “Shpirti”
“Është evidentuar dhe provuar i gjithë zinxhiri. Nga kultivimi deri në momentin e fundit transportimi I lëndës narkotike. Është evidentuar dhe provuar përfshirja e zyrtarëve të ndryshëm publikë duke favorizuar këtë aktivitet kriminal. Bëhet fjalë për prokurororë, policë, administrator të qeverisë vendore” tha Kraja.
Sot janë ekzekutuar 28 urdhërarreste si dhe janë sekuestrur pasuri disa miliona euro.