Qytetarët sorollaten për kupona! Filiali i postës Shkodër nuk realizon detyrimet ndaj tyre

0
644

 

Filiali i Postes Shqiptare Shkoder nuk u pergjigjet ne kohe qytetareve per plotësimin e nevojave, per kuponet e pasaportave dhe te kartave te identitetit ! Mengjesi i dite se hene filloi pran sporteve te kesaj poste me shitjen e pak kuponave te zakonshem per pasaporta, me vone u mbaruan ! Ndersa kuponat me procedure te shpejtuar te pasaportave dhe ata per kartat e identiteti kane munguar. Qytetaret paraqiteshin prane sporteleve te postes, dhe merrnin përgjigjen se nuk kane ardhur akoma nga Tirana, pritet nga ora 13.00 !

 

Kjo menyre shërbimi nuk eshte aspak e denje per nje institucion publik siç eshte posta, per te cilen qytetaret kane nevoja te perdishme. Sidomos ne kete periudhe kur kane ardhur edhe emigrantet me pushime dhe me kete rast aplikojne per karta e pasaporta, normalisht qe shërbimi ndaj tyre pritej te ishte maksimalisht ne standardet me te larta ! Po siç duket drejtuesit e filialit te postes jane larg ketyre detyrimeve qe kane ndaj qytetareve ! Te krijosh zvarritje per mungese te kuponave e pasaportave e kartave te identitetit eshte e papranueshme, ndersa per drejtuesit e filialit te postes Shkoder duket se kjo eshte normale!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here