Një i ri shqiptar është burgosur për nëntë vite pasi goditi me thikë një tifoz britanik të futbollit, pasi iu ankua se po i bllokonte shikimin e një prej ndeshjeve të Anglisë në Europian.
Mediat italiane e identifikojnë shqiptarin si Pëllumb Hysa, 30 vjeç ndërsa viktima e dhunës së tij ishte një 59-vjeçar.
Ngjarja ishte regjistruar në një hotel më 3 korrik 2021.
Hysa banues në Bootle, u deklarua fajtor për plagosje me pasoja të rënda trupore dhe posedim të një arme të ftohtë dhe u burgos për 9 vjet në Gjykatën e Chester.
Në foton e shpërndarë nga Policia, Hysa shihet me sy të nxirë pasi u godit nga shoku i viktimës gjatë arrestimit.