Presidenti Meta takohet në Jeruzalem me përfaqësues të bashkësisë izraelito-shqiptare

0
539

 

Në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e 5-të Botëror për Holokaustin, Presidenti i Republikës,. Ilir Meta zhvilloi edhe një takim të ngrohtë e të përzemërt në Jeruzalem me përfaqësues të bashkësisë izraelito-shqiptare, që jeton dhe punon prej dekadash në Shtetin e Izraelit.

Presidenti Meta i falenderoi për kontributin e tyre të shkëlqyer për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe popujve tanë.

Kreu i Shtetit e vlerësoi si një hap të rëndësishëm në këtë drejtim edhe përkushtimin maksimal të bashkësisë izraelito-shqiptare për ngritjen në Vlorë të Muzeut të Historisë Hebraike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here