Itali/E rëndë, babë e bir detyrojnë gratë e familjes të prostituojnë

0
1495

 

ITALI 

Babë e bir janë arrestuar nga policia në Kosenca, pasi dyshohet se kanë detyruar gratë e shtëpisë që të prostituojnë. Autoritetet italiane shprehen se dy të arrestuarit tashmë ushtronin dhunë fizike ndaj grave.

Në një rast, djali i familjes kishte dhunuar nënën e tij në një stacion hekurudhor, aq sa kjo e fundit kishte shkuar në spital, me plagë në trup. Babai i familjes detyronte bashkëshorten 51 vjeçe dhe vajzën e tij 20 vjeçe që të ushtronin prostitucion në këmbim të shumës prej 10 euro, raportojnë mediat italiane.

Hetimet kanë dalë në përfundimin se veprimtaria kriminale ushtrohej në një parking nëntokësor në zonë. Një qytetar kishte denoncuar rastin, duke thënë se në atë vend ushtrohej prostitucion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here