Presidenti nderon me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Xhevair Spahiun

0
2669

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vlerësoi sot  Xhevahir Spahiun në ditëlindjen e tij të 75-të me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, me motivacionin: “Poet, që me krijimtarinë e tij, u bë pararendës i një brezi krijuesish që solli në poezinë shqipe ndryshime cilësisht të spikatura në formë e përmbajtje dhe guxoi t’i japë asaj dimensione të denja për letërsitë e mëdha, qytetar dhe intelektual që ka sfiduar me dinjitet kohën e vet”.

Duke iu drejtuar të pranishmëve të shumtë, në ceremoninë solemne të organizuar në Institucionin e Kreut të Shtetit, mes të cilëve ishin Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj, akademikë, artistë, poetë, shkrimtarë, muzikantë, kompozitorë, gazetarë dhe politikanë, Presidenti Meta nënvizoi kënaqësinë për dekorimin e njërës prej figurave më të spikatura jo vetëm të poezisë shqipe, por edhe të jetës artistike dhe sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here