Tuesday, April 30, 2024
Home Aktualitet Meta pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë: Situata me COVID-19 është nën...

Meta pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë: Situata me COVID-19 është nën kontroll, qytetarët të tregojnë përgjegjshmëri

0
591

Një ditë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Presidenti Ilir Meta deklaron se situata me koronavirusin në Shqipëri është nën kontroll.

Në një intervistë për “Nova Media”, Kreu i Shtetit theksoi se situata do vazhdojë të jetë nën kontroll deri në fund, nëse qytetarët shqiptarë do të tregohen të ndërgjegjshëm për të ruajtur veten e tyre dhe vendin.

“Aktualisht është një situatë nën kontroll, cdo orë ka nevojë për të përmirësuar mekanizmin e përbashkët menaxhues dhe kjo gjë po ndodh më së miri. Situata është nën kontroll dhe është tërësisht e mundur të vazhdojë kështu deri në fund.

Situata nuk është kaotike, por e jashtëzakonshme, ndaj dhe është shpallur gjendja e fatkeqësissë. Jam i bindur që kjo situatë është nën kontroll dhe do të mbahet nën kontroll, nëse qytetarët do të tregojnë përgjegjshmëri për veten e tyre dhe për vendin tonë. Nuk ka arsye për të pasur panik, as sa i takon trajtimit të të gjithë të prekërve apo atyre që janë në terapi intensive”, tha Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here