Presidenti Meta: Lajm i trishtë ndarja nga jeta e ish-deputetit Niko Faber

0
706

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-deputetit socialist, Niko Faber.

“Lajm shumë i trishtë dhe befasues për mua ndarja nga jeta e ish-deputetit Niko Faber.  Kontributi i Tij publik, si në Korçë dhe në nivel kombëtar do mbetet gjithmonë i nderuar.

Do na marrë malli gjithnjë e më shumë për burra të tillë, patriotë, me dinjitet dhe kontribut qytetar. Jam pranë familjes Faberi, të afërmve dhe të gjithë miqve të Tij në këtë ditë tragjike. I përjetshëm kujtimi i Tij!”,- shkruan kreu i shtetit në një mesazh në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here