Vaksina për Ballkanin, Danimarka jep 1 mln doza për Shqipërinë, Kosovën, Bosnjen e Maqedoninë

0
560

 

Qeveria e Danimarkës do të dhurojë një milion vaksina AstraZeneca kundër koronavirusit për katër vende të Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë nevojë për vaksina, tha përmes një deklarate ministri i Jashtëm danez, Jeppe Kofod.

“Ballkani Perëndimor është pjesë e lagjes sonë dhe ne kemi interes të madh të përbashkët për të qëndruar së bashku – përfshirë në luftën kundër pandemisë”, tha ai.

Donacionet përbëhen nga vaksinat që Danimarka i ka blerë dhe paguar nga kompania anglo-suedeze AstraZeneca, por që nuk i janë dorëzuar ende.

Vaksina AstraZeneca nuk është duke u dhënë në Danimarkë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here