Kryetari i shoqatës “Shpresë për verbërinë, Puka: Kategoria jonë në nivelin nën zero, asnjë përkrahje…

0
674

Kryetari i shoqates “Shprese per verberine” Artur Puka ishte i ftuar kete mengjes ne studion e emisionit “Start” ne Tv1 Channel per te folur ne lidhje me diten nderkombetare te shkopit te bardhe e zhvilluar  pak dite me pare.

Puka: Mundesite qe kane personat qe i perkasin kategorise se shkopit te bardhe jane ne nivelin nen zero. Ketu nuk ka asnje lloj mundesie qe njerezit te levizin lirisht. Nuk ka asnje mundesi te perkrahet kjo shtrese duke nisur nga femijet qe kane kete problematike, por ne Shqiperi jane mbi 15 mije persona te verber. Jo vetem ne Shkoder, por ne te gjithe vendin jemi te penalizuar e te “persekutuar” pasi nuk ka asnje lloj mbeshtetje as nga pushteti vendor, as nga ai qendror. Para pak kohesh ne kemi bere nje proteste dhe asnje lloj problematike e jona nuk eshte marre parasysh nga qeveria. Ne ne Shkoder, bashkia na e mbyll deren dhe nuk pranojne per te bere nje takim me ne.

Kerkesat qe une i kam drejtuar kryetares se bashkise Shkoder, Voltana Ademi kane qene qe te mundesojne neper shkolla e kopshte ndergjegjsimin e femijeve e prinderve qe te bejne vizita sa me shume, pasi shoqata jone ate ka ne fokus, parandalimin e ketyre problematikave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here